Site icon Telegrafi

Kohëra dhe gjenerata të ndryshme – gjyshërit dhe prindërit e Rita Orës duke shijuar madhështinë dhe mikpritjen e Hotel Dukagjinit

Hotel Dukagjini është padyshim tradita e mikpritjes dhe përcjelljes së brezave.

Madhështia, luksi dhe ngrohtësia që ofron hoteli me lokacion në zemër të Pejës është e dëshmuar me vite.

Kështu dëshmohet edhe në një postim që faqja zyrtare e Hotel Dukagjinit në Facebook ka ndarë së fundmi.

Foto: Hotel Dukagjini/Facebook

Në dy foto të publikuar shihen gjyshërit e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në një vizitë të tyre në Hotel Dukagjinin në vitin 1960.

Ndërsa në foton tjetër, po në Hotel Dukagjini janë mirëpritur edhe prindërit e yllit shqiptar me renome ndërkombëtare, Besnik dhe Vera Ora.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli befason stafin e Hotel Dukagjinit

“Hotel Dukagjini, kohëra dhe gjenerata të ndryshme. Viti 1960 gjyshi dhe gjyshja dhe viti 2023 babai dhe nëna e Rita Orës. Duke pritur edhe ty Rita Ora”, shkruhej në mbishkrimin e imazheve.

Natyrisht, dyert e Hotel Dukagjini janë të hapura për secilin klient që dëshiron të kaloj në eksperiencë unike dhe të paharruar. /Telegrafi/

Exit mobile version