Telegrafi

Koeman identifikon tre futbollistë në pozita kyçe për transformimin e Barcelonës

Ronald Koeman (Foto: Instagram/ronaldkoeman)

Ronald Koeman është angazhuar edhe zyrtarisht si trajner i Barcelonës, ndërsa tashmë i ka shënjestruar tre lojtarët që dëshiron t’i ketë në skuadrën e tij.

Pas ndërrimit të trajnerit dhe drejtorit sportiv, Blaugranët kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha edhe në skuadër.

Tashmë është bërë një listë e gjatë e lojtarëve që janë nxjerrë në shitje, kurse trajneri i ri e ka edhe listën e futbollistëve që dëshiron t’i transferojë.

Eric Garcia (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

Listën kryesore të Koeman e përbëjnë tre lojtarë në tri pozita të caktuara: në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.

Lexo po ashtu Koeman prezantohet te Barcelona: Jam shumë i lumtur dhe krenar, kjo është shtëpia ime
Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Eric Garcia (Manchester City), Donny van de Beek (Ajax) dhe Lautaro Martinez (Inter) janë futbollistët që strategu holandez i do në skuadër për sezonin e ri.

Në një prononcim për Zigoo TV, Koeman e ka pranuar se e ka të vështirë që t’i sjellë përnjëherë pesë apo gjashtë futbollistë të rinj, për shkak të krizës nga pandemia, mirëpo treshen e përmendur do ta kërkojë, natyrisht duke grumbulluar fonde nga shitja e lojtarëve që Barca i ka në dispozicion. /Telegrafi/

Lautaro Martinez (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)