Ronald Koeman është angazhuar edhe zyrtarisht si trajner i Barcelonës, ndërsa tashmë i ka shënjestruar tre lojtarët që dëshiron t’i ketë në skuadrën e tij.
Pas ndërrimit të trajnerit dhe drejtorit sportiv, Blaugranët kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha edhe në skuadër.
Tashmë është bërë një listë e gjatë e lojtarëve që janë nxjerrë në shitje, kurse trajneri i ri e ka edhe listën e futbollistëve që dëshiron t’i transferojë.
Listën kryesore të Koeman e përbëjnë tre lojtarë në tri pozita të caktuara: në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.
Eric Garcia (Manchester City), Donny van de Beek (Ajax) dhe Lautaro Martinez (Inter) janë futbollistët që strategu holandez i do në skuadër për sezonin e ri.
Në një prononcim për Zigoo TV, Koeman e ka pranuar se e ka të vështirë që t’i sjellë përnjëherë pesë apo gjashtë futbollistë të rinj, për shkak të krizës nga pandemia, mirëpo treshen e përmendur do ta kërkojë, natyrisht duke grumbulluar fonde nga shitja e lojtarëve që Barca i ka në dispozicion. /Telegrafi/