Telegrafi

KMDLN-j: Tre policë të plagosur në veri, njëri në gjendje të rëndë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ, nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar dhunën e përdorur nga qytetarët serbë ndaj policëve të Kosovës, gjatë operacionit të ndërmarrë në veri.

KDMLNj kërkon që sa më shpejtë të sillen para organeve të drejtësisë, ata që kanë plagosur policët,  transmeton Telegrafi.

Reagim i KMDLNj – së:

“TRE POLICË TË PLAGOSUR NË VERI TË KOSOVËS!

Sipas informatave të Q. R të KMDLNj-së në Mitrovicë , që nga ora 5:00 njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.

Lexo po ashtu Çdo gjë që ndodhi në aksionin e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës (Foto/Video)

Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada. Deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë (shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjindet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë. KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.

Për dallim nga herat tjera , përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më i vogël.
KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.
KMDLNj kërkon që ata që plagosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë. Deri në momentin e raportimit aksioni i policisë është duke vazhduar”./Telegrafi/