Site icon Telegrafi

Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Kampionati Evropian ka qenë gjithmonë vitrina më e mira për futbollistët që pas ndeshjeve të mira aty do të arrinin transferime të shkëlqyera dhe me Euro 2024 vjen një histori e pazakontë për Georges Mikautadze.

Mikautadze shkëlqeu për Gjeorgjinë në Kampionatin Evropian dhe shënoi tre gola, gjë që e mban ende në krye të listës së golashënuesve së bashku me Jamal Musiala dhe Ivan Schranz.

Dhe, dje (e hënë) Mikautadze bëri një transferim interesant sepse nënshkroi kontratë me një ekip të ligës së dytë!

 

Gjegjësisht, francezët e Metz, të cilët ranë nga niveli elitar i futbollit francez në sezonin e përfunduar së fundmi, vendosen ta blejnë kartonin e Mikautadze nga Ajaxi për vetëm 13 milionë euro.

Më parë, Mikautadze ka luajtur për Metz si lojtar i huazuar nga Ajaxi dhe në sezonin e fundit ka shënuar 13 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje.

Lexo po ashtu Kush është Georges Mikautadze?  Dështimi i Ajaxit, i cili po udhëheq Gjeorgjinë dhe garën e ‘Këpucës së Artë’ në Euro 2024

Tani, Metz ka aktivizuar opsionin për të blerë gjeorgjianin, i cili është vetëm 23 vjeç, për 13 milionë euro dhe nuk përjashtohet që tashmë këtë verë të shfaqin interes për të disa klube më të mëdha dhe më të njohura.

Kujtojmë se Gjeorgjia arriti një sukses të madh në Kampionatin e parë Evropian në histori të saj dhe kaloi në fazën e 1/8-tës, ku u mposht nga Spanja me rezultat 4-1. /Telegrafi/

Exit mobile version