Nga top pesë ligat më të mëdha në Evropë, Real Madrid dhe Barcelona kanë numrin më madh të talentëve.
Të dy gjigantët e La Ligas kanë nga shtatë lojtarë në skuadër, nga mosha 15 deri në 21 vjeç.
Los Blancos kanë nxjerrë nga ‘fabrika’ 34 lojtarë, ndërsa Barcelona, 30 lojtarë.
Kiko Casilla, Ruben Yanez, Alvaro Morata, Dani Carvajal, Mariano, Nacho Fernandez dhe Lucas Vazquez janë lojtarët aktual të Real Madridit, ndërsa emra si Diego Lopez, Borja Valero dhe Iker Casillas janë pjesë e kësaj shkolle që luajnë në pesë ligat.
Jordi Alba, Andres Iniesta, Jordi Masip, Sergi Roberto, Rafinha, Sergio Busquets, dhe Lionel Messi janë shtatë lojtarët e La Masias duke mos e llogaritur Gerard Pique që ka startuar me Manchester Unitedin.
Pas skuadrave spanjolle sipas CIES Observatory, në vendin e tretë llogaritet Manchester United me 34, pastaj Lyon me 29. Ekipet baske Athletic dhe Real Sociedad, kanë nga 25. Renditje në top dhjetë e mbyllin Roma, Arsenali, Monaco, dhe Rennes.
Kur jemi në 31 ligat evropiane atëherë udhëheq Ajaxi, i përcjellë nga Partizani i Beogradit dhe Dinamo Zagreb. /Telegrafi/