Site icon Telegrafi

Klubet nga Liga Premier propozojnë datat për afatin kalimtar të kësaj vere

Klubet nga Liga Premier kanë dalë së bashku me një propozim se kur duhet të hapet dhe të mbyllet afati kalimtar i kësaj vere.

Në fund të kësaj jave pritet që klubet angleze të mbajnë një takim me Federatës e Futbollit të tyre që të caktojnë se kur duhet të hape afati i transferimeve.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, klubet kanë vendosur njëzëri që afati i transferimeve të kësaj vere të hapet më 27 korrik.

Po ashtu, ata kanë dhënë edhe propozimin që afati të mos mbyllet deri më 5 tetor.

Nga këto data, klubet do të kenë më shumë se dy muaj për të kompletuar prurjet e tyre të reja për edicionin 2020/21.

Coronavirusi ka ndryshuar rrjedhën e afateve në të gjitha ligat botërore, andaj klubet nga Liga Premier kanë filluar tashmë të mendojnë për transferimet që mund t’i bëjnë në këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version