Beteja për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul sapo ka filluar dhe klubet italiane dhe angleze vazhdojnë të jenë më të interesuarat për transferimin e tij.
Ylli argjentinas vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga Stadio Fruili pas formës së lartë të treguar në sezonet e fundit me Udinesen.
Një raport nga Calciomercato sugjeron që skuadrat e tjera të Serie A, Interi dhe Napoli janë duke udhëhequr garën për 26-vjeçarin.
Juventusi, Leeds United dhe Liverpooli janë klube të tjera që janë duke e shikuar me vëmendje De Paulin.
Udinese po kërkon të paktën 40 milionë euro për lojtarin e tyre dhe këtë shifër më lehtë do ta paguanin klubet angleze.
De Paul ka bërë 30 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke siguruar edhe gjashtë asistime të tjera. /Telegrafi/