Mesfushori i Milanit, Suso, thuhet se ka qenë në shënjestër të një mori klubesh në La Liga, me Atletico Madrid dhe Sevilla më të fundit që lidhet me një transferim.
Gazetari Alfredo Pedulla raporton se kuqezinjtë kishin marrë tashmë pyetje nga Valencia dhe Getafe.
Megjithatë, gazetari i mediumit të njohur SportItalia raportoi se tani garës i janë shtuar edhe Atletico dhe Sevilla.
Ka mundësi reale që Suso të kthehet në Spanjën e tij të lindjes dhe agjenti Mino Raiola raportohet se do të testojë fizibilitetin e një lëvizjeje në njërën prej ekipeve.
Anësori ka luajtur 16 ndeshje për Milanin në Serie A këtë sezon dhe ka kontribuar me një gol deri më tani.
26-vjeçari është kritikuar për shfaqjet e tij me kuqezinjtë dhe u la në bankinë gjatë fitores 2-0 kundër Cagliarit fundjavën e kaluar.
Raportet pretendojnë se koha e tij te Milani ka mbaruar, pasi Raiola tashmë ka punuar për gjetjen e tij një klub të ri, me interes nga Spanja, Anglia dhe Italia. /Telegrafi/