Telegrafi

Klubet dhe gjyqtarët italianë do të takohen rreth VAR-it

VAR në Serie A (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Lojtarët dhe trajnerët do të takohen me gjyqtarët më 19 nëntor për të shqyrtuar performancën e VAR-it në Serie A.

Takimi u konfirmua të martën nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i cili së bashku me kreun e gjyqtarëve, Nicola Rizzoli, do të kryesojnë mbledhjen në një hotel në Romë.

Po ashtu do të marrin pjesë gjyqtarë të ndeshjeve, trajnerë dhe kapitenë të klubeve të Serie A, plus anëtarët e mediave.

VAR-i në Serie A ka qenë shumë i përfolur dhe akuzuar (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images)

Ky takim thuhet se vjen pas disa incidenteve të diskutueshme që përfshijnë VAR-in këtë sezon, duke bërë kështu një samit të domosdoshëm për të ndihmuar në nxitjen e një qartësie se si po përdoret teknologjia.

Për ta bërë këtë, mediumi ANSA raporton se do të ketë “analiza të hollësishme” nga ato që fshihen pas thirrjeve më të diskutueshme. /Telegrafi/