Site icon Telegrafi

Kltischko bën thirrje për qetësi pas sulmit të separatistëve rusë në një kopsht të fëmijëve në Ukrainë

Pavarësisht paralajmërimeve për një sulm të afërt rus nga udhëheqësit perëndimorë, kryebashkiaku i Kievit tha se vlerësimi ukrainas i situatës është i ndryshëm nga ai i presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se ndjenja e tij ishte se do të kishte një pushtim rus në ditët e ardhshme.

Duke folur për BBC në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vitali Klitschko tha se shërbimet e sigurisë të Ukrainës i thanë atij se ushtarët rusë ishin ende në të njëjtat pozicione përgjatë kufirit të Ukrainës.

Por ai tha se ishte më i shqetësuar tani sesa ishte disa javë më parë dhe shtoi se civilët në Ukrainën lindore ishin shumë nervozë pas sulmit të së enjtes në një kopsht fëmijësh në lindje të vendit.

Lexo po ashtu Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë - konfirmohet se separatistët rusë lënduan tre persona

Klitschko tha se diplomacia ende nuk kishte funksionuar për të zgjidhur këtë krizë, por ai shpresonte se do të funksiononte në ditët në vijim.

“Ne shpresojmë që këtu në konferencën e sigurisë në Mynih të gjejmë një zgjidhje dhe zgjidhja demokratike është prioriteti kryesor për ne, për Ukrainën. Diplomacia është vetëm një rrugë në këtë situatë të çuditshme në këtë konflikt”, tha Klitschko.

Ndryshe, Rusia deri më tani ka dislokuar mbi 130 mijë trupa në kufirin me Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version