Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka përjashtuar veten për të marrë detyrën e trajnerit të Gjermanisë pas lëkundjes së karriges së trajnerit Joachim Low.
Klopp është instaluar si një nga favoritët për të zëvendësuar trajnerin nën presion, Joachim Low, pas humbjes poshtëruese nga Spanjës në Ligën e Kombeve me rezultat 6-0 javën e kaluar.
Ishte humbja më e madhe e Gjermanisë në pothuajse 90 vjet dhe humbja e tyre më e madhe ndonjëherë në një garë zyrtare.
Por, Klopp lëvizi shpejt për të prishur çdo lidhje me punën e trajnerit te kombëtarja gjermane.
“Ndoshta në të ardhmen, por tani, jo, sepse nuk kam kohë”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Unë gjithashtu kam një punë – një punë mjaft intensive”.
“Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka pyetur, por ata duhet ta dinë që unë e kam një punë këtu në Liverpool – edhe nëse koha është përsëri e keqe!”.
“Më pëlqen dhe jam përgjegjës për shumë gjëra këtu, kështu që nuk do të shkoj të kërkoj për një sfidë tjetër”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/