Liverpooli fitoi ndaj Cradiffit me rezultat 0-2 dhe kështu mbajti gjallë shpresat për titull në Ligën Premier.
Goli i parë në takim u shënua nga Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të pas një harkimi nga Trent Alexander-Arnold, e gjitha kjo ishte aq e bukur për t’u parë sa të gjithë menduan se ishte diçka e përgatitur në detaje në stërvitje, por jo.
Trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes ka zbuluar se goli ishte planifikuar nga vetë lojtarët në zhveshtore pas përfundimit të pjesës së parë dhe se ishin ata që detektuan se ku po çalonte mbrojta kundërshtare gjatë një harkimi në zonë.
“Është diçka e madhe, ndeshja ishte shumë e vështirë. Lojtarët u treguan shumë të mençur, ata përdorën përvojën nga pjesa e parë”.
“Nuk është diçka nga stërvitja, është nga pjesa e parë në zhveshtore. Lojtarët vendosën ta bëjnë, e dashurojë këtë gjë”.
“Ata vendos të luajnë ashtu, Gini vrapoi te zona ku ishte e boshatisur, gol fantastik. Më pëlqen ku ata marrin iniciativa të tilla, nuk ndodhin shumë shpesh, gjë që e bënë edhe më të bukur”.
“Ndonjë herë duhet të provosh gjëra të ndryshme në fushë, por nuk mund të përfshish shumë lojtarë. Ke nevojë të veprosh në kohën e duhur dhe lojtarët u bashkuan pas pjesës së parë që ta zgjidhin këtë. Më pëlqeu”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/