Telegrafi

Klopp tha se Camp Nou “nuk është tempulli i futbollit”, Barça i tregon me një video se çfarë i pret Reds në Spanjë

Foto: Sportbible

Ndeshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit është një nga ato që nuk duhet humbur, për këtë ndeshje nuk janë vetëm tifozët të emocionuar.

Edhe ekipet kanë thumbuar njëra-tjetrën me deklarata para ndeshjes, një nga ato ishte ajo e trajnerit të ekipit anglez, Jurgen Klopp.

Gjermani testoi paksa nervat e spanjollëve, duke ia ulur madhështinë e stadiumit të tyre: “Camp Nou është vetëm stadium. Është shumë i madh, por nuk është tembull i futbollit”.

Nuk kaloi shumë dhe Barcelona dhe një përgjigje tërthorazi për Klopp duke përdorur rrjetet sociale.

Katalunasit postuan një video emocionuese në Twitter të Camp Nou me pamje nga stadiumi, pastaj dhe disa lëvizje të Lionel Messit nga ndeshja e fundit ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/