Jurgen Klopp ka rënë dakord me sugjerimet se Mohamed Salah së shpejti mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, por menaxher i Liverpoolit mendon se krahasimet me Lionel Messin nuk do të ndihmojnë yllin egjiptian.
Salah shënoi katër herë dhe dhuroi një asistim në fitoren 5-0 ndaj Watfordit në Anfield të shtunën mbrëma, duke arritur në shifrën e 27 gola golave në Ligën Premier në sezonin e tij të parë në Merseyside.
Se Salah ka pasur një ndikim të madh te Liverpooli dhe te loja e tij e ka thënë edhe Klopp, i cili pas ndeshjes ka thurë elozhe për të, por ka refuzuar ta krahasoj me Lionel Messin, pasi sipas tij këto krahasime nuk i bëjnë mirë lojtarit.
“Po, unë mendoj se Mohamed është në këtë rrugë. Kjo është e mirë”, ka thënë fillimisht Klopp, kur u pyet se a mund të konsiderohet Salah njëri nga lojtarët më të mirë në botë.
” Unë nuk mendoj se Mohamed dëshiron apo dikush tjetër dëshiron të krahasohet me Lionel Messin”.
“Ai [Messi] është ai që po bën të njëjtën gjë për 20 vite. Lojtari i fundit që unë e di se ka ndikuar në një performancë në ekip ishte Diego Maradona, një tjetër djalë argjentinas”.
“Mo është në një rrugë fantastike, kjo është e sigurt, por si gjithmonë në jetë është, nëse keni aftësi, atëherë ju duhet ta tregoni atë vazhdimisht dhe konsistenca e tij është shumë e mirë për ne”.
“Ai na ndihmon shumë. Djemtë duan të luajnë së bashku me të”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/