Jurgen Klopp i ka reaguar Roy Keanet që tha në Sky Sport se Liverpooli nuk bëri një lojë të rrjedhshme ndaj Arsenalit.
The Reds fituan 3-1 në Anfield Road kundër The Gunners, për t’i marrë tri fitore në po aq ndeshje të luajtura në Ligën Premier.
“Dëgjova se Roy Keane tha që nuk kemi bërë një lojë të rrjedhshme”, thotë Klopp duke qeshur pas ndeshjes.
“Ndoshta ka folur për ndonjë takim tjetër, pasi ne kemi zhvilluar një super ndeshje, ndaj një skuadre që është në top formë”.
“Duhet të jeni të kujdesshëm në një ndeshje të tillë, mirëpo ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe krijuam shumë shanse, por nuk është keq për tri gola”, ka shtuar më tej gjermani.
Liverpooli ka nëntë pikë, aq sa ka edhe Evertoni e Liecesteri pas tri javëve të edicionit 2020/21 në Ligën Premier. /Telegrafi/