Jude Bellingham është duke u kërkuar me ngulm nga Liverpooli, derisa Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se nuk do ta shesë këtë verë.
Skuadra gjermane do t’i caktojë klauzolë 120 milionë euro talentit anglez në verën e vitit të ardhshëm, dhe atëherë klubet e interesuara për të mund të shkojnë me oferta.
Por, në një deklaratë të dhënë për media nga Jurgen Klopp, në kohën kur ai sapo kishte marrë drejtimin e Liverpool, gjermani u shpreh se nëse klubi harxhon më shumë se 100 milionë funte për një lojtar, atëherë ai do të largohej.
Duket se ky premtim midis klubit dhe trajnerit gjerman mund të thyhet shumë shpejt, pasi Liverpool kërkon të transferojë mesfushorin e talentuar.
Gjithsesi në Angli besojnë se Liverpool mund ta bindë gjermanin të qëndrojë edhe nëse ky transferim ndodhë.
Në garë për transferimin e tij vitin e ardhshëm pritet të jenë klube si, Manchester United, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea. /Telegrafi/