Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i gatshëm të eksplorojë mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner dhe atij të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Reds thuhet se janë të gatshëm të angazhohen për një transferim të dyshes Werner-Sancho këtë verë për 190 milionë euro.
Ylli i Dortmundit dhe Anglisë, Sancho vlerësohet me rreth 133 milionë euro dhe është në radarin e një mori klubesh, përfshirë Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Werner, 24 vjeç, ka një klauzolë lirimi prej 57 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale – dhe gjithashtu po ndiqet nga Chelsea i Frank Lampard.
Sipas mediumit Athletic, Liverpooli është duke e favorizuar një lëvizje për Werner tani për tani, për shkak të çmimit të tij më të ulët.
Ndërsa Sancho është padyshim njëri nga emrat më të lakuar në futbollin botëror, por çmimi i tij e shqetëson Kloppin, i cili mendon se do të krijonte probleme në ekip. –
Sidoqoftë, Liverpooli mund të bëjë një lëvizje për të dy yjet nëse njëri nga treshja aktuale do të largohej këtë verë. /Telegrafi/