Liverpooli po planifikon një bastisje të dyfishtë në RB Leipzig për anësorin Timo Werner dhe mesfushorin Naby Keita.
Klopp është në kërkim të emrave të rinj për ta përforcuar skuadrën për edionin e ardhshëm pasi do të luaj në Ligën e Kampionëve.
Vendi ku trajneri gjerman po kërkon është pikërisht atdheu i tij, Gjermania, dhe skuadra që ka befasuar këtë sezon, Red Bull Leipzig.
Burimet e medieve gjermane thonë se mesfushori Keita dhe sulmuesi anësor Werner janë dy nga objektivat kryesorë të Klopp, ndërsa mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk është gjithashtu i lartë në listën e tij.
“Unë jam vërtet optimist për të ardhmen tonë, jo sepse jam i çmendur, por vetëm sepse e di atë që kemi, e di se çfarë do të marrim, e di se çka mund të marrim dhe e di se ne me të vërtetë kemi një grup super njerëzish – me njohuri, karakter”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/