Jurgen Klopp këshilloi tifozët e Liverpoolit që të fillojnë të rezervojnë biletat e tyre për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të ardhshëm, pasi dështuan kundër Real Madridit në finalen e vitit 2022 në Stade de France.
Reds humbën 1-0 me golin e Vinicius Junior në pjesën e dytë, pasi Karim Benzema kishte parë një gol të mëhershëm të anulohej për pozicion jashtë loje.
Por, pjesa më e madhe e lojës u zhvillua rreth zonës së penalltisë së Thibaut Courtois, me belgun që bëri një paraqitje të paharrueshme për të mohuar disa herë goditjet nga Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
“Në zhveshtore askush nuk mendon se ishte një sezon i mrekullueshëm për momentin. Ndoshta na duhen disa orë për këtë”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.
“Dy vendimet kundër nesh ishin diferencat më të vogla të mundshme”.
“Kemi bërë një lojë të mirë, jo një lojë perfekte, nuk mendoj se është e mundur një lojë perfekte ndaj një kundërshtari të ngritur me një formacion të thellë”.
The boss gives his reaction after defeat in the #UCLfinal
— Liverpool FC (@LFC) May 28, 2022
“Kemi pasur shumë goditje, por jo më të pastra. Courtois bëri dy pritje të mëdha. Pësuam një gol nga një rivënie e vogël. Valverde donte të gjuante, Vinicius ishte aty dhe kaq”.
“Ndihet ndryshe. Nuk është keq të arrish në finale. Është një lloj suksesi. Jo suksesi që dëshiron të kesh”.
“Kam një ndjenjë të fortë se do të vijmë përsëri. Djemtë janë vërtet konkurrues. Është një grup i jashtëzakonshëm së bashku. Do të kemi një grup të jashtëzakonshëm sezonin e ardhshëm”.
“Ku është sezoni tjetër? Stamboll? Rezervoni hotelin”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/