Liverpooli nuk mund të nënshkruajë me yje si Kylian Mbappé dhe Antoine Griezmann, ka thënë trajneri Jurgen Klopp.
Liderët e Ligës Premier, Liverpooli nuk kanë asnjë lojtar francez në skuadrën e tyre të parë, pavarësisht se “Les Bleus” e kanë fituar Kupën e Botës vitin e kaluar.
Mamadou Sakho ishte francezi i fundit, por u largua drejt Crystal Palaces në gusht të vitit 2017 dhe askush nga bashkatdhetarët e tij nuk është transferuar në Anfield edhe pas ngritjes së klubit në nivel të lartë.
“Nuk ka asnjë arsye që të nënshkruajmë me ta “, ka thënë fillimisht Klopp për Canal Football Club.
“Kylian luan për PSG, Griezmann u bashkua me Barcelona. Padyshim që ju e dini se sa i mirë është ekipi juaj [kombëtar]”.
“Ne do të donim një lojtar francez, por disa prej tyre janë shumë të shtrenjtë për ne”, ka thënë Klopp për Canal Football Club.
CRACKS 🇫🇷⭐️⭐️ @AntoGriezmann @Dembouz pic.twitter.com/XQl5FfnQAg
— Kylian Mbappé (@KMbappe) July 15, 2018
Liverpool ka blerë një lojtar deri tani dhe ai do të bashkohet me 1 janar, pasi kanë rënë dakord për të nënshkruar anësorin japonez Takumi Minamino nga RB Salzburg.
Liverpooli pas Ligës së Kampionëve e ka fituar edhe Kupën e Botës për klube duke e mposhtur 1-0 në kohën shtesë Flamengon. /Telegrafi/