Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se Mohamed Salah e ka një shans për ta fituar Topin e Artë, porse nuk e di se cfarë duhet të bëjë një lojtar për ta fituar.
Karim Benzema, Lionel Messi, Jorginho, Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo, janë ndër favoritët për ta fituar çmimin prestigjioz individual.
Por, strategu gjerman beson se Salah duhet të jetë ndër favoritët falë formës së jashtëzakonshme që po kalon.
Klopp on Salah's goal against City
“Tackling one of the best defenses in the world is not easy.”
— TAA (@lfc_allting) October 15, 2021
Egjiptiani i ka shënuar 10 gola në 10 paraqitje deri më tani këtë sezon, ndërsa ishte kryetemë mediatike me realizimet ndaj Manchester Cityt dhe Watfordit.
“Nuk e kam idenë se si fitohet Topi i Artë. Nëse është për të qenë në finale të Ligës së Kampionëve, shënimi më së shumti golave, pastaj mund të jetë vështire, por nëse është për performancën në dy vitet e fundit, atëherë, sipas meje, ai e ka një shans, por unë nuk jam i përfshirë në konkurrim”, ka deklaruar Klopp për Goal.com. /Telegrafi/