Liverpool ka shënuar fitoren e radhës në FA Cup.
The Reds triumfuan para shikuesve të vetë kundër rivalit lokal Everton me rezultat 2-1.
Golin e fitores për vendasit e shënoi Virgil van Dijk, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit botëror.
Pas takimit ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili ka treguar se në momentet e fundit ka vendos që të luajë me holandezin.
“Nuk e kam pasur në plan të startoj me Virgil Van Dijkun, por në mëngjes kam ndërruar mendje”, tha gjermani.
“Më vjen shumë mirë që Van Dijk shënoi në ndeshjen e parë. Ai realizoi një gol të bukur me kokë”, tha ndër të tjerash Klopp.
Pas kësaj, The Reds do të pres të zhvillohen ndeshjet tjera dhe të hedhet shorti për të mësuar kundërshtarin e radhës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=sL5mzH5BGSA