Telegrafi

Klopp: Mos transferimi i Manes te Dortmundi, njëri nga gabimet më të mëdha jetësore

Sadio Mane - Jurgen Klopp (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka zbuluar njërin nga gabimet më të mëdha në jetën e tij dhe ka të bëjë me futbollistin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Ylli senegalez ishte i përgatitur të ndante rrugët me Red Bull Salzburg në vitin 2014 dhe Klopp e kishte monitoruar tashmë talentin e tij në lojërat olimpike të vitit 2012.

Megjithatë, transferimi i Sadio Mane te Dortmundi kishte dështuar në atë kohë dhe trajneri gjermane e cilëson si njërin nga gabimet më të mëdha të tij.

Lexo po ashtu Mane: Prindërit më thoshin se futbolli është humbje kohe, donin të bëhesha mësues

“Kam bërë disa gabime në jetën time dhe një nga gabimet e mia më të mëdha është që nuk e mora Sadion kur isha në Dortmund”, ka thënë fillimisht Klopp.

Klopp dhe Mane kanë një marrëdhënie të veçantë (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Ne ishim së bashku në një zyrë dhe i fola atij. Më pas nuk isha i sigurt por kjo ishte me të vërtetë faji im!”.

“Ai është një djalë i zgjuar dhe jeta më dha një shans të dytë për të punuar me të dhe shpresojmë që të dy ta përdorim”.

Lexo po ashtu Sadio Mane tregon pikën e dobët të Neymarit, e kalon me një driblim të hatashëm

“Koha që kam kaluar me Sadio Mane ka qenë fantastike”.

“E dua atë djalosh!. Ai është një lojtar i zgjuar dhe i shquar”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/