Telegrafi

Klopp mbetet i interesuar për yllin e Wolvesit, Adama Traore

Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp mbetet i interesuar për anësorin sulmues të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Traore është në listën e blerjeve të Liverpoolit, me çmimin e tij që besohet të jetë vendosur në rreth 60 milionë funte.

Pasi bastisi skuadrën e Nuno Espirito Santo për Diogo Jota këtë verë, Traore tani mund ta ndjek bashkëlojtarin e tij në rrugën drejt Anfield.

Lexo po ashtu Adama Traore vazhdon shkëlqimin te Spanja, sulmuesi dribloi shkëlqyeshëm tre kundërshtarë zviceran

Me ekipet e vendosura të takohen në javën e parë të dhjetorit, Jurgen Klopp duhet të marrë një vështrim tjetër nga afër të sulmuesit spanjoll përpara afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Adama gjithashtu është i lidhur me një kthim në ish-klubin e Barcelonës falë paraqitjeve të mira me Spanjën këtë javë.

Ndryshe, Traore njihet për eksplozivitetin e tij në sulm, me shpejtësi, teknikë dhe forcë. /Telegrafi/