Site icon Telegrafi

Klopp konfirmon lëndimin e Alexander-Arnold, anglezi do të mungojë disa javë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Trent Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe do të mungojë disa javë.

Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim të kofshës dhe do të mungojë në çerekfinalen e FA Cup kundër Nottingham Forest të dielës.

Ishte trajneri Jurgen Klopp, i cili zbuloi sot (e premte) se mbrojtësi i djathtë i Reds do të mungojë për ‘ disa javë’ me këtë problem.

Mbrojtësi i ri do të thotë se gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për Anglinë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare këtë muaj.

“Trent është jashtë me një dëmtim në kofshë”, ka thënë fillimisht Klopp për faqen zyrtare të klubit.

“Ai nuk mund të jetë gjithashtu pjesë e Anglisë – nuk ka lajme të mira, do të shohim se sa kohë do të zgjasë”.

Klopp më pas u pyet nëse Alexander-Arnold do të jetë jashtë fushës për javë të tëra dhe u përgjigj: “Po”. /Telegrafi/

Exit mobile version