Telegrafi

Klopp konfirmon largimin e Arthur Melos

Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin e Arthur Melos nga Liverpooli.

Mesfushori brazilian ishte në huazim te The Reds nga Juventusi, mirëpo nuk arriti të tregonte cilësitë e tij.

Kështu, trajneri gjerman bëri të ditur se ai do të rikthehet te Zonja e Vjetër në këtë verë.

Lexo po ashtu Derisa te Liverpooli ishin zemërthyer në derbin me Cityn - Arthur Melo i buzëqeshte Guardiolas dhe i shtrëngoi dorën

“Do të doja t’i uroja më të mirën Arthurit pasi periudha e tij e huazimit po përfundon – profesionalizmi dhe aftësia e tij ishin të qarta për të gjithë ata që punuan me të”, ka thënë Klopp.

As Juventusi nuk dëshiron ta mbajë mesfushorin në ekip, andaj ai do të shitet në këtë verë.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet si lojtar i lirë, pasi nuk është pjesë e projektit të klubit. /Telegrafi/