Jurgen Klopp ka mbetur i kënaqur pasi skuadra e tij, Liverpooli siguroi tre pikë të merituara duke mposhtur Arsenalin me rezultat 3-0 në udhëtim të shtunën mbrëma.
Liverpooli fitoi me rezultat të pastër 3-0 në Emirates ndaj Arsenalit në derbin e vlefshëm për javën e 30-të në Ligën Premier, duke u ngjitur në pozitën e pestë me vetëm dy pikë më pak se vendi i katërt.
Golat për Reds u shënuan nga Diego Jota (64’, 82’) dhe Mohamed Salah (68’) dhe kjo fitore e ka gëzuar trajnerin gjerman të Liverpoolit.
“Nuk u habita për asnjë sekondë me taktikat e Arsenalit. Unë kurrë nuk e kam pasur këtë ndjenjë gjatë lojës. Mendoj se përgjigjja për këtë pyetje është ndoshta për shkak të një performance të mirë të ekipit tim”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Unë mendoj se pesë, gjashtë, shtatë minutat e para – nuk jam 100 për qind i sigurt – ishte një lojë mjaft e hapur. Por, pas kësaj ne ishim me të vërtetë në krye të lojës, ishim dominues, luajtëm futboll të mirë kundër formacionit të Arsenalit me gjithë këtë kërcënim kundërsulmues”.
“Ajo që ishte gjëja më e rëndësishme në mbrojtje ishte se si do të reagonim, dhe kjo ishte absolutisht e jashtëzakonshme dhe ishte shumë e rëndësishme. Kështu që, ne e morëm atë cilësi me kundër-presion”.
GET IN, REDS!! 🔴
Big performance 💪
— Liverpool FC (@LFC) April 3, 2021
“Por, rezultati është rezultati i performancës, dhe paraqitja sonte ishte padyshim mjaft e mirë saqë më tepër do të fitonim ndeshjen në pjesën e dytë sesa ta humbnim. Prandaj ishte e nevojshme që ne të bënim të njëjtën gjë përsëri dhe djemtë e bënë. Ne bëmë ndryshime, të cilat ndihmuan padyshim gjithashtu”.
“Për ne vendi i katërt është shumë i rëndësishëm, sepse duhet të tregojmë se luftojmë për të. Ne nuk mund të flasim vetëm për këtë, ne duhet ta tregojmë atë në fushë dhe e bëmë atë, veçanërisht me mënyrën se si u mbrojtëm sonte”.
“Nëse mbrohemi si sonte, atëherë jemi të vështirë të thyhemi dhe nëse jemi të vështirë të thyhemi, kemi një bazë të mirë për të luajtur futboll të mirë – dhe kjo është ajo që bëmë sonte, prandaj ishte kaq e rëndësishme”.
“Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe dikush tjetër duhet të humbasë, sepse ne nuk luajmë më shumicën e tyre, por duhet të bëjmë presion mbi ta dhe kjo është ajo që bëmë sonte me rezultatin”.
“Ne ende nuk jemi në fund të sezonit ose të mbaruar; Everton mund të na kalojë, Ëest Ham mund të na kalojë neve dhe të gjitha këto gjëra, kështu që ne duhet të luftojmë dhe kjo është deklarata për ne dhe askënd tjetër”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/