Site icon Telegrafi

Klopp i kënaqur me barazimin ndaj Arsenalit

Jurgen Klopp gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në Emirates (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u shpreh i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Arsenalit në Ligën Premier, përkundër se Reds kishin raste të shumta për gol.

Gjermani në shaka tha se po të kishte rastet e Virgil Van Dijk, ai do të kompletonte het-trik po të ishte lojtar.

“Një pikë është rezultat i mirë, Emery mund të thotë të njëjtën gjë, ne patëm shanse të pastra për gol”, ka thënë Klopp për BBC Sport.

James Milner dhe Jurgen Klopp pas barazimit ndaj Arsenalit në Emirates (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Arsenali janë në një moment të mirë dhe ne fituam një pikë. Ndoshta kemi mundur me shumë, por unë nuk ndihem sikur kemi humbur dy pikë”.

“Van Dijk pas ndeshjes më tha ‘Duhet të shënoja het-trik’. Unë nuk isha lojtar edhe aq i mirë në kohën time, por isha i mirë në goditjet me kokë, me këto raste do kisha shënuar tri gola”, shtoi gjermani pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Arsenal 1-1 Liverpool: Notat e lojtarëve, Mustafi më i miri te Topçinjtë

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është kundër Fulhamit.

Aktualisht skuadra e Klopp është në vendin e parë në Ligën Premier me 27 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BtfnjjReYNk

Exit mobile version