Telegrafi

Klopp ka përpiluar listën e transferimeve me shtatë futbollistët që i dëshiron  

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka në plan të bëjë më shumë se shtatë nënshkrime të reja këtë afat kalimtar të verës.

Klopp tashmë është afër për të sjellë në klub anësorin e Romës, Mohamed Salah përmes agjentit Gates Shankly, ndërsa talenti anglez, Dominic Solanke ka ardhur tashmë nga Chelsea.

Lexo po ashtu Klopp ‘peshkon’ në Bundesliga, kërkon yjet e RB Leipzig

Megjithatë, sipas mediumit The Independent, kjo nuk është e tëra nga klubi i kuq pasi trajneri gjerman po planifikon edhe pesë transferime të tjera.

Dusan Tadic mund të arrijë në Merseyside nga Southampton, ndërsa në radarin e Klopp janë edhe dyshja e klubit gjerman RB Leipzig, Timo Werner dhe Naby Keita.

Gjermani po mendon edhe transferimin e mbrojtësit të Hull Cityt, Andrew Robertson, ndërsa synimi kryesor për mbrojtjen është qendrori holandez, Virgil van Dijk. /Telegrafi/