Site icon Telegrafi

Klopp ka ende para për të shpenzuar në transferime të reja këtë verë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ende disa para për të shpenzuar këtë verë pas marrëveshjes së tyre për mbrojtësin e RB Leipzig, Ibrahima Konate.

Sipas mediumit të njohur ESPN, buxheti i Liverpoolit për pjesën tjetër të afatit kalimtar së verës është vendosur të jetë rreth 50 milionë funte.

Sidoqoftë, shuma mund të rritet me shitjet e mëtejshme të lojtarëve ndërsa Klopp kërkon të formojë një skuadër fituese të titullit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liverpooli transferon Ibrahima Konaten nga RB Leipzig

Shtimi i Konates nga RB Leipzig është një goditje e madhe për Liverpoolin që zgjidh një nga pozicionet e tyre më problematike, por mbrojtësi nuk do të jetë transferimi i vetëm.

Megjithatë, fondet e Reds pritet të rriten nga shitjet e shumta që mund të ndodhin në Anfield.

Lexo po ashtu Liverpooli nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin dhe shtatë futbollistë të tjerë

Portieri Adrian ka të ngjarë të largohet si një lojtar i lirë, ashtu sikurse edhe të rinjtë Ben Woodburn dhe Harry Wilson që pritet të largohen.

Drejtuesit e Reds gjithashtu synojnë të fitojnë para nga shitja e Xherdan Shaqirit dhe Divock Origit. /Telegrafi/

Exit mobile version