Jurgen Klopp ka mbrojtur pasivitetin e Liverpoolit në tregun e transferimeve dhe këmbëngul se klubi nuk drejtohet nga ‘oligarkët’ dhe ‘shteteve’.
Të Kuqtë janë kampionë në fuqi të Ligës Premier, por kanë vetëm shtuar Kostas Tsimikas në radhët e tyre këtë verë, ndërsa rivalët e tjerë po forcohen.
Manchester City dhe Chelsea kanë bërë një numër lëvizjesh të mëdha ndërsa kërkojnë të sfidojnë titullin këtë sezon, ndërsa Klopp ka thënë se klubi është goditur nga pandemia, por do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në fushë.
“Ne jetojmë në një botë në këtë moment me shumë pasiguri”, ka thënë fillimisht trajneri gjerman për BBC Radio Five Live.
“Për disa klube duket se është më pak e rëndësishme se sa e pasigurt është e ardhmja. Në pronësi të shteteve, në pronësi të oligarkëve, kjo është e vërteta”.
🗣 "We're a different kind of club"
🔴 #LFC manager Jurgen Klopp defends the club's caution in the transfer market compared to title rivals "owned by countries and oligarchs".
📲⚽ https://t.co/QfaBGi407M#bbcfootball pic.twitter.com/NYKYUkRMkN
— BBC 5 Live Sport (@5liveSport) September 9, 2020
“Ne jemi një lloj klubi tjetër. Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve dy vjet më parë, ne e fituam atë vitin e kaluar dhe u bëmë kampionë të Ligës Premier”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë atë brenda natës dhe të themi që tani duam të sillemi sikurse Chelsea, tani duam të sillemi si ata”.
“Ky mund të jetë një avantazh sigurisht, por kjo do të thotë se ata duhet të përshtaten shumë shpejt gjithashtu”.
“Nuk është e gjitha për të sjellë cilësi, ju nuk mund të sillni 11 lojtarët më të mirë në botë dhe vetëm shpresoni një javë më vonë ata do të luajnë futbollin më të mirë që do të luajnë ndonjëherë”, përfundoi Klopp. /Telegrafi/