Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes për ecurinë e takimit dhe lëndimin e yllit të skuadrës, Mohamed Salah.
Liverpooli është mposhtur 3-1 nga Real Madridi në finalen e zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek skuadra angleze, por jo edhe trajneri gjerman Klopp.
Klopp ka folur pas ndeshjes ku është shprehur se skuadra e tij provoi gjithçka, por nuk ia dolën, teksa për lëndimin e Salah ka thënë së është shumë serioz.
“Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje. Ju shkoni në finale për të fituar atë, ishte një shans i duhur për ne dhe nuk e morëm”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Pjesët e këqija janë të vështira për tu hequr qare në një lojë të tillë. Goli me gërshëre i Gareth Bale ishte i pabesueshëm”.
“Ne bëmë atë që mundëm dhe djemtë provuan gjithçka, por nuk ishte skenari më i mirë për ne”.
“Lëndimi i Salahut është shumë serioz, është në shpatullën e tij. Ndoshta është në spital për një rëntgen. Nuk duket mirë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/