Telegrafi

Klopp: Fitorja në Villarreal është e barabartë me rikthimin kundër Barcelonës

Jurgen Klopp ishte i kënaqur pasi udhëhoqi skuadrën e Liverpoolin drejt eliminimit të Villarrealit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë në pesë vjet.

Ndërsa ai ka mbikëqyrur disa net të pabesueshme gjatë kohës së tij në Anfield, ish-trajneri i Borussia Dortmund e vlerëson fitoren në Villarreal po aq sa disa nga më të famshmet e viteve të fundit.

“Mendoj se fitorja sonte (e martë) është e barabartë me rikthimet e tjera si ai kundër Dortmundit apo Barcelonës”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Ishte e pabesueshme të ktheheshim nga 2-0 kur dukej se goli i tretë për ta ishte më i mundshëm”.

“Kur filloi pjesa e dytë, pashë se po bënim mirë, por duhej të shënonim. Kam parë shumë ndeshje, por reagimi se si kemi reaguar këtu ishte i pabesueshëm”.

Lexo po ashtu Me një përmbysje sensacionale ndaj Villarrealit, Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe

Duke arritur në finalen evropiane, Klopp u bë trajneri i parë që arriti ndonjëherë në FA Cup, Kupën e Ligës dhe finalet e Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon.

“Një ekip i vetëm mund të fitojë një finale. Ne kemi kaluar nëpër të gjitha raundet e tjera dhe jemi të kënaqur me atë që po ndodh me ne”.

“Kemi arritur në tre finale dhe e dimë se sa e vështirë është. Kur të mbërrijnë ne do të jemi gati për t’u përballur me ta. Do të shohim se si do të përgatitemi për to”.

Vendimi i Kloppit për të larguar Diogo Jota në pjesën e parë ishte befasi, por zëvendësuesi i tij Luis Diaz u shpall lojtari i ndeshjes.

“Luis Diaz pati një ndikim masiv, por nuk më pëlqen kjo sepse historia tjetër është se Diogo Jota ishte problemi. Nuk është e vërtetë. Kishim 11 probleme në pjesën e parë, por na duheshin këmbë të freskëta”.

“Doja Mo Salah dhe Sadio Mane lart dhe anash, por jo në situata të hapura. Ne nuk ishim vetvetja. Por, ishim në fund. Luis, çfarë goli. Ai mund të kishte shënuar me goditjen e biçikletës nëse do ta ekzekutonte atë, por çfarë paraqitjeje prej tij”.

Përtej zëvendësimit, fjalët e Klopp në pushim dukej se ndezën një ndryshim te lojtarët e tij.

“Ne e dinim që në pjesën e parë se ata ishin shumë mbi ne një kundër një, por nuk komentuam për aspektin fizik në pushim”.

“Nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë u thashë atyre. Ne folëm se si duhej të luanim futboll, të lëviznim për të kërkuar hapësira”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Villarreal 2-3 Liverpool, zhgënjen portieri Rulli

Pavarësisht fitores, gjermani nuk tregoi asnjë hezitim për të t’ua dhënë meritat Villarrealit për performancën e tyre. ‘Nëndetësja e Verdhë’ i dha Redsave një frikë të vërtetë.

“Respekt për Villarrealin, një stadium i mrekullueshëm. Unai Emery është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Është shumë e veçantë për ne”.

“Ne e merituam në fund. Ishte diçka e madhe nga djelmoshat”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/