Mohamed Salah nuk kishte një fillim të mirë të sezonit 2018/19 dhe tani trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar arsyen.
Tekniku gjerman në konferencën për media para ndeshjes ndaj Newcastles në Boxing Day, e pranoi se egjiptiani ndjente ende dhimbje pas lëndimit në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madritit gjatë duelit me Sergio Ramosin.
“Është gjithçka mirë”, ka thënë Klopp për Salah, tani që gjermani po e përdor egjiptianin si sulmues qendror në formacionin 4-2-3-1.
“Ai duhej të adaptohej paksa në një pozitë ndryshe. Kjo është diçka e rëndësishme për lojën tonë”.
“Ai ende ka shpejtësinë dhe dëshirën, gjë që është pjesë e rëndësishme e konkretizimit final. Ai është mjaft i ri të përfshijë shumë gjëra në stilin e tij të lojës”.
“Ke nevojë për trupin tuaj në fillim të sezonit dhe trupi i tij nuk ishte perfekt. Në rast se në zyre keni krahun e lënduar, por nuk është në dorën tënde që shkruan, atëherë është në rregull”, ka thënë Klopp.
Lëndimi i përket të kaluarës pasi tani Salah numëron 14 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=V16OnVst0bc