Kur Liverpooli ishte afër që ta fitonte titullin nën udhëheqjen e Brendan Rodgers në viti 2014, kishin pranuan 50 gola, duke qenë mbrojtja e tetë më e mirë e kampionatit.
Në atë kohë vija e fundit përbëhej nga Simon Mignolet, Glen Johnson, Martin Skrtel, Daniel Agger, Mamadou Sakho, Jon Flanagan dhe Kolo Toure.
Gjërat nuk u përmirësuan menjëherë edhe kur erdhi në krye të skuadrës Jurgen Klopp .
Por ai e ka gjetur problem dhe ka filluar ta rehabilitojë.
Klubi ka bërë dy investime rekord botëror, si blerja e Alisson dhe e Virgil van Dijk. Në dy ndeshjet e para ndaj West Ham dhe Crystal Palace, skuadra nuk ka pranuar gol.
Klopp njihet si trajner sulmues, por siç duket e ka gjetur ekuilibrin midis golave të shënuar dhe mbrojtjes që nuk pranon gola, për dallim nga vitet e kaluara, prandaj tifozët kanë filluar të besojnë që skuadra këtë vit seriozisht mund ta sfidojë titullin e parë në Ligën Premier.
Kur u Van Dijk nga Southamptoni për 75 milionë funte u bë shumë zhurmë.
Një rekord për një mbrojtës, që ka luajtur më mirë e më shumë se Eric Bailly, Victor Lindelof dhe Marcos Rojo për Unitedin.
Portieri
Klopp vendosi më parë që Simon Mignolet nuk ishte një portier për ta fituar titullin më të. Ai e bleu Loris Karius nga Mainz për 5 milionë funte.
Por edhe gabimet e tij në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit bën që besimi për të të bie.
Duke e parë që klubi ka lojtarë të mirë si Sadio Mane dhe Salah, Klopp vendosir të sulmojë për portier, ku e pagoi 66 milionë funte Alissonin nga Roma.
Ishte një rekord botëror, por që u thye nga Kepa Arrizabalaga që kaloi te Chelsea.
Prania e Alisson i ka dhënë Liverpoolit besim.
Alisson jo vetëm që e bën pritje të shkëlqyeshme, por gjithashtu do të luajë mjaftë mirë me këmbë.
Krahu i djathë
Rodgers kishte nënshkruar me Nathaniel Clyne, i cili zuri vendin e Johnson.
Clyne u tregua një mbrojtës solid, por me Kloppin ishte i pafat dhe u detyrua të humbasë pothuajse tërësinë e sezonit të kaluar për shkak të operacionit. Problem të komplikuar nga dëmtimi serioz kishte edhe Joe Gomez në të njëjtën kohë.
Kjo i dha një mundësi të papritur një të riu nga qyteti i Liverpulit, Trent Alexander-Arnold. Dhe rezultatet kanë qenë spektakolare.
Alexander-Arnold ka dëshmuar veten si mbrojtës i djathtë modern; i shpejtë, atletik, dhe i mirë me top.
Ende vetëm 19-vjeçar, Aleksandër Arnold shënoi golin e parë të tij me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar me një goditje të lirë kundër Hoffenheimit.
Ai u ftua nga Gareth Southgate te Kombëtarja e Anglisë.
Qendra e mbrojtjes
Klopp nuk i kishte punët mirë me Mamadou Sakhon para se ta shiste atë në Crystal Palace, ndërsa një tjetër mbrojtës i padëshiruar ishte Martin Skrtel që u shit në Turqi.
Problemi ishte që Klopp nuk i shihte dyshën si të kombinueshëm dhe e mori Dejan Lovrenin, pastaj Joel Matipin dhe Ragnar Klavanin.
Klopp e dinte që Van Dijk do të ishte përgjigjja problemeve të tij.
Përfundimisht, Van Dijk arriti te Liverpooli dhe ndikimi ishte i menjëhershëm.
Liverpool arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Manchester Cityn në dy ndeshje.
Një bonus shtesë ka qenë edhe forma e 21-vjeçarit Gomez së bashku me të, kanë krujuar një dyshen të fortë.
Tani pritet që të kthehet edhe Dejan Lovren që luajti në finale të Kupës së Botës me Kroacinë dhe u vonua në stërvitje.
Krahu i majtë
Ka qenë thembra e Akilit e Liverpool për vite. Edhe skuadra e Luis Suarezit e vitit 2014, e kishte këtë problem pasi mbështetej te Flanagan në atë pozitë.
Rodgers nënshkroi me spanjollin Alberto Moreno, por që nuk ishte në nivelin e duhur ndër vite edhe pse vazhdon të mbetet në klub.
Zgjedhja ishte te Hull City, ku u ble skocezi Andy Robertson për 9 milionë euro (8 milionë funte).
Fillimisht ai nuk mund ta zhvendoste Morenon, po dal nga dal e zuri vendin e tij.
Robertson tani është i besuari i Kloppit. /Telegrafi/