Liverpooli është duke e menduar yllin e West Hamit, Manuel Lanzinin, si zëvendësues të Philippe Coutinhos.
Jurgen Klopp tashmë po planifikon largimin e Philippe Coutinho, pasi braziliani thuhet në listën e zëvendësimeve të mundshme të Neymar, dhe dëshiron të transferohet në Camp Nou.
Megjithatë, trajneri gjerman thuhet se nuk po qëndron duarkryq dhe e ka gjetur zëvendësuesin adekuat të yllit brazilian.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Klopp e ka zgjedhur Lanzinin si zëvendësuesin adekuat të Coutinhos.
Ylli i West Hamit është parë nga Liverpooli të ketë cilësi të ngjashme me Coutinhon dhe menaxheri gjerman beson se ai do të jetë një përshtatje e mirë për skuadrën e tij. /Telegrafi/