Liverpool duket se është pajtuar me faktin që do të mbetet pa Philippe Coutinhon.
Mesfushori brazilian po kërkon me ngulm largimin nga Anglia për tu transferuar në kampionatin spanjoll te Barcelona.
Por trajneri gjerman i ‘The Reds’, Jurgen Klopp nuk po qëndron duarkryq.
Klopp ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos dhe është gati oferta për transferimin e tij.
Reprezentuesi gjerman, Max Meyer është dëshira e madhe e Klopp.
Në Gjermani mediat kanë raportuar se Liverpool ka gati ofertën prej 30 milionë eurove për yllin e ri gjerman.
21-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Schalken dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.
Ky fakt e bënë më të lehtë transferimin e tij në ‘Anfield’ ku e pret bashkëkombësi i tij Klopp. /Telegrafi/