Telegrafi

Klopp dhe Raiola takohen për Donnarumën

Donnarumma (Getty Images)

Është raportuar se Liverpooli po interesohet për Gianluigi Donnarumman.

Portieri pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës gjersa u bojkotua në San Siro para ndeshjes kundër Fiorentinës.

Marco Fassone deklaroi se ka shpresë që 19-vjeçari do të qëndronte, por pranoi se “Milani nuk do ta pengonte nëse do të ofroheshin para të mira dhe portieri do të dëshironte të largohej”.

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

SportMediaset raporton se finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpool janë të interesuar në nënshkrimin e portierit ndërsa agjenti italianit, Mino Raiola, tashmë është takuar me Jurgen Kloppin.

Megjithatë, Rossonerët kërkojnë 70 milionë euro për reprezentuesin italian, të cilat para The Reds nuk janë të interesuar t’i shpenzojnë.

Ata i kanë thënë Raiolës se do të paguajnë 40 milionë euro plus një lojtar, por Rosonerrët nuk janë të interesuar për këtë ofertë.

Ndryshe, italiani është në radarin e shumë klubeve evropiane duke përfshirë Real Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/