Jurgen Klopp po e kërkon me ngulm transferimin e Timo Werner në afatin kalimtar të verës.
Trajneri gjerman ka kohë që po tenton të transferojë bashkëkombësin e tij, mirëpo në fund të këtij sezoni do të tentojë të bind atë të kalojë në Anfield.
Sipas Bild, Klopp do të mbajë një takim me sulmuesin dhe agjentin e tij, për të bindur atë që të kalojë në këtë verë te Liverpooli.
Rasenball Sport Leipzig mund të mbajë më lojtarin në skuadër, pasi një numër i madh i skuadrave i duan shërbimet e tij.
Skuadra gjerman po kërkon 70 milionë euro nga shitja e tij, e që Liverpooli është i gatshëm të paguajë atë shumë.
Por, Werner thuhet se është i joshur edhe nga interesimi i Real Madridit, pasi ëndrra e tij është që të luajë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/