Site icon Telegrafi

Klopp i dërgonte mesazhe të panumërta, zbulohen prapaskenat se përse Caicedo refuzoi Liverpoolin për Chelsean

Moises Cacideo ka qenë një temë për disa ditë në Angli, pasi ai ishte mes Liverpoolit dhe Chelseat.

Në fakt të dyja skuadrat kishin bërë oferta dhe Brightoni kishte pranuar fillimisht të Liverpoolit, por gjërat ndryshuan pas disa orëve.

The Athletic ka zbuluar detajet se si erdhi deri te refuzimi i Caiceods për t’iu bashkuar Liverpoolit.

The Reds kishin ofruar 111 milionë euro te Brightoni, ofertë që ishte pranuar dhe iu dha leja Liverpoolit të bisedonin me lojtarin për kontratën.

Lexo po ashtu Declan Rice tallet me transferimin rekord të Moises Caicedo në Chelsea

Në atë moment trajneri Jurgen Klopp i ka dërguar një sërë mesazhesh mesfushorit, duke i treguar se si e admironte dhe si do të përshtatej në skuadrën e Liverpoolit.

Por mesfushori ekuadorian e kishte vetëm Chelsean në mendje, pasi ai ishte një fans i klubit londinez që nga fëmijëria.

Lexo po ashtu Klopp deklarohet rreth tentimeve të dështuara për Lavian dhe Caicedon

Kjo bëri që londinezët të dërgonin ofertën më të lartë dhe Caicedo ishte i lumtur më në fund që do të transferohej në Stamford Bridges.

Pasi nuk i kishte kthyer më parë asnjë mesazh trajnerit Jurgen Klopp, pasi u arrit marrëveshja me Chelsean, 21-vjeçari vendosi t’i shkruante me mirësjellje një mesazh trajnerit gjerman duke e falënderuar për interesimin dhe admirimin, por duke i treguar se kishte vendosur të bashkohej me Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version