Telegrafi

Klopp: Bëmë gjithçka që ta mbajmë Coutinhon

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk kanë pasur tjetër zgjidhje vetëm se ta lënë Philippe Coutinho të kalojë te Barcelona.

Lojtari kaloi javën e shkuar nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro.

“Nuk kishim opsion tjetër. Nëse dikush është i mërzitur, trajneri dhe klubi duhet të provojnë të bëjnë diçka dhe ne provuam që ta mbajmë Philin këtu”.

Lexo po ashtu Philippe Coutinho dhe Aina - një tregim i vërtetë dashurie (Foto/Video)

“Ai e la Liverpool për një klub – Barcelonën – por klubi luftoi për të”.

Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpool (Foto: Getty Images)

“Në fund ishte 100 për qind e çartë që nuk kishte asnjë gjasë që të qëndronte e të ishte me ne edhe në pjesën e dytë të kampionatit. Përfundoi tani, kjo ishte”.

Klopp foli edhe për zëvendësimin që do t’i bëjë Philippe Coutinhos.

Lexo po ashtu Salah i përqendruar te Liverpooli: Nuk më shqetësojnë zërat që më lidhin me Realin

“Nuk kemi nevojë që ta zëvendësojmë, duhet të ecim para. Nuk dua të tingëlloj i dëshpëruar, pasi ai qëndroi pesë vite këtu”.

Philippe Coutinho (dhe Josep Maria Bartomeu, gjatë prezantimit (Getty Images)

Naby Keita ishte opsion, po trajneri i Liverpoolit , thotë se ai do të mbetet i RB Leipzig deri në verë.

“Ai është lojtar i Leipzig dhe e di që do të luajë deri në verë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/