Site icon Telegrafi

Klipi i ri nga Noizy dhe Dardan me skena gati të njëjta si ai i Rita Orës, i publikuar para një viti

Reperët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Dardan, ka pak ditë që kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga me titull “Alles Gut” është pritur mirë nga publiku shqiptar por edhe ai gjerman, pasi kënga vjen e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht.

Dy reperët bënë një paraqitje mjaft interesante edhe në klip, xhirimet e të cilit janë kryer në shtetin gjerman.

Por, kur jemi te klipi duket se ka diçka të parë më herët në atë që për momentin quhet “klip i ri”.

Bëhet fjalë për disa prej skenave, të cilat janë të ngjashme me një prej klipeve të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Më saktësisht, koreografia e notit e bërë në klipin “Alles Gut” është thuajse identike me koreografinë e notareve në klipin “You For Me” të Rita Orës.

Në të majtë: Klipi i Rita Orës, në të djathtë: Klipi i Noizyt dhe Dardanit (Foto: Sigala/Noizy/YouTube)

Këngëtarja e famshme globalisht e publikoi këngën në fjalë në korrik të vitit të kaluar në bashkëpunim me DJ-in e njohur ndërkombëtar, Sigala.

Lexo po ashtu Si të ishte një vendase në Australi, Rita Ora shihet e lumtur teksa shëtit nëpër Sydney dhe përshëndetet me qytetarët e thjeshtë

Ajo vendosi që klipi i këngës të ishte veror dhe për këtë producentët e saj, kishin menduar realizimin e një koreografie me gjashtë notare në një pishinë.

Në të majtë: Klipi i Rita Orës, në të djathtë: Klipi i Noizyt dhe Dardanit (Foto: Sigala/Noizy/YouTube)

Duket se një performancë të ngjashme, fansat kanë pasur mundësinë ta shohin edhe në klipin e dy reperëve shqiptarë.

Në të majtë: Klipi i Rita Orës, në të djathtë: Klipi i Noizyt dhe Dardanit (Foto: Sigala/Noizy/YouTube)

Duke u nisur që nga palosja në varg e deri te kërcimi individual, valltaret e notit në klipin “Alles Gut”, duket se bëjnë të njëjtin interpretim fizik si ato në klipin “You For Me” të Ritës.

Në të majtë: Klipi i Rita Orës, në të djathtë: Klipi i Noizyt dhe Dardanit (Foto: Sigala/Noizy/YouTube)

Dallimi mes performancave duket i vogël, përkatësisht vetëm në ngjyrën e veshjeve.

Në të majtë: Klipi i Rita Orës, në të djathtë: Klipi i Noizyt dhe Dardanit (Foto: Sigala/Noizy/YouTube)

Sido që të jetë, përveç kësaj skene, nuk është se është vërejtur ndonjë skenë tjetër nga klipi “Alles Gut”, që të jetë e inspiruar nga ndonjë klip tjetër i parë më herët. /Telegrafi/

Në të majtë: Klipi i Rita Orës, në të djathtë: Klipi i Noizyt dhe Dardanit (Foto: Sigala/Noizy/YouTube)
Exit mobile version