Ibrahima Konate vazhdon të jetë njëri nga mbrojtësit e rinj më të vlerësuar në Evropë.
Mbrojtësi i talentuar francez ka bërë paraqitje fantastike me RB Leipzig në dy vitet e fundit.
Klubi gjerman e kishte marrë një çmim të ulët, por që nuk është zbuluar nga Sochaux në vitin 2017.
Megjithatë është zbuluar se Konate ka një klauzolë largimi prej 38 milionë euro dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha angleze.
Arsenal, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat e interesuara për lojtarin.
Gjatë verës të gjitha ekipet e mëdha angleze do të tentojnë transferimin e lojtarit, pasi këto klube kanë mundësi të paguajnë klauzolën e tij.
Gjithsesi i mbetet lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën, por duket se 21-vjeçari ka marrë vendim për tu larguar nga Leipzig. /Telegrafi/