Nuk është hera e parë që çifti Obama është pjesë e një kopertine reviste
Revista amerikane “Essence” do të nxjerrë Michelle dhe Barack Obamën në numrin e muajit të ardhshëm, pak kohë para se Presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë të lënë Shtëpinë e Bardhë pas 8-vjetësh.
Por, mes fotografive, është edhe një foto e çiftit presidencial që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, transmeton rtv21.
Është pikërisht kjo fotografi, e cila do të jetë në faqet e brendshme të revistës. Obama dhe Michelle përballë njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë. Por, fansat në rrjetet sociale nuk janë fiksuar te mimikat e tyre të fytyrës, por te format fizike të harkuara të Zonjës së Parë.
Michelle është e njohur për fizikun e saj të tonifikuar dhe për aktivitetet sportive, të cilat ajo i ka nxitur gjithmonë nëpër fushata, megjithatë, fansat në këtë rast kanë shkuar edhe më tej, duke e krahasuar fizikun e Zonjës së Shtëpisë së Bardhë me fizikun e shumë modeleve më të mira në botë.