Telegrafi

Kjo është oferta e Unitedit për Pogban

Manchester United ka bërë ofertë për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, duke provuar ta mposht konkurrencën e Real Madridit. 

Trajneri i ri i Unitedit, Mourinho ka biseduar me Pogban, ndërsa ky i fundit është shprehur i impresionuar nga ambiciet e trajnerit portugez.

Sipas britanikes ‘The Sun’, gjiganti anglez ka rritur ofertën fillestare prej 60 milionë funte, duke ofruar tani 80 milionë funte për 23-vjeçarin francez.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Edhe agjenti i mesfushorit francez është takuar me zyrtarë të dy klubeve që kërkojnë shërbimet e tij dhe thotë se edhe Real Madrid ka një ofertë për të bërë.

Tashme Pogba i duhet të presë edhe ofertën e madrilenëve, për të vlerësuar më mirë situatën, por kontrata që United i ka ofruar është tunduese, pasi do të përfitojë 200 mijë funte në javë apo përafërsisht 12 milionë euro në vit. /Telegrafi/