Telegrafi

Kjo është makina elektrike që thyen rekord botëror: 728 kilometra rrugë me një karikim të vetëm (Video)

Programuesi që punon tek Universiteti i Oslos, Bjorn Nyland, ka vendosur një rekord të ri me mjetin e tij Tesla Model S, duke udhëtuar me këtë makinë elektrike në një gjatësi prej 728 kilometra me një karikim të vetëm.

Nyland ka udhëtuar me një shpejtësi konstante prej 24 km/h, në një rrugëtim që ka zgjatur 18 orë e 40 minuta.

Makina Tesla Model S është e pajisur me një bateri me kapacitet 85-kWh dhe ka marrë udhëtimin EPA për të udhëtuar 407 km me një karikim të vetëm.