Telegrafi

QKUK tregon gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në Lagjen e Spitalit

Mjekët në QKUK kanë folur rreth gjendjes aktuale shëndetësore të dy personave të tjerë, të plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku kanë humbur jetën edhe dy persona si pasojë e marrjes së plagëve.

Avdush Bajgora, specialist reanimator, tha se për momentin mjekët janë duke kryer dy intervenime kirurgjike në sallat emergjente.

Lexo po ashtu Pamje nga momenti i plagosjes me armë zjarri në Prishtinë (+18)

“Kanë ardhur në gjendje shumë të rëndë, dy kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i goditur me armë zjarri në kokë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa pacienti tjetër ka qenë i lënduar në kraharor, gjithashtu me armë zjarri dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Momentalisht në sallat emergjente kirurgjike janë duke u kryer dy intervenime kirurgjike, njëri ka lëndime në kokë gjithashtu me armë zjarri, është duke intervenuar ekipi i neurokirurgjisë, ndërsa pacienti tjetër i cili ka lëndime të enëve vitale të ekstremiteteve, është duke intervenuar ekipi i kirurgjisë vaskulare”, tha Bajgora.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

Ndryshe, katër persona janë plagosur në lagjen “Mati 1”, gjatë një përleshje mes dy familjeve për shkak të kontestit pronësor. Dy prej tyre, kanë ndërruar jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.