Barcelona barazoi me Juventusin në ndeshjen e dytë me rezultat 0-0 dhe kështu ia mundësoi Zonjës së Vjetër kualifikimin gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ky takim u prit shumë edhe për faktin pasi Luis Suarez dhe Giorgio Chiellini ishin edhe një herë përballë njëri-tjetrit.
Por, futbolli si sporti më i ndjekur në botë ka edhe anën e bukur të tij.
Italiani dhe uruguaiani në fund të takimit shkëmbyen fanellat duket lënë rivalitetin dhe të kaluarën anash.
Vlen të theksohet se në Kupën e Botës 2014 në takimin mes Italisë dhe Uruguait, Suarez kishte kafshuar Chiellinin. /Telegrafi/