Milani është duke u interesuar ta përforcojë edhe më shumë repartin defensivë.
Skuadra nga qyteti i modës, së fundmi është vënë pas mbrojtësit danez, Simon Kjaer.
28-vjeçari ka pasur një stinor fantastik në Turqi me gjigantin nga Stambolli, Fenerbahce.
Kësisoj ai tani është futur në listën e dëshirave të gjigantit italian, Milan.
Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.
Kjaer është i interesuar të kthehet në Itali dhe i pëlqen ideja të luaj për një klub të madh si Milani.
Besohet se skuadra e Vincenzo Montellas është e gatshme të ofrojë rreth 12 milionë euro për transferimin e Kjaerit.
28-vjeçari më parë në Itali ka luajtur për Palermon dhe Romën, ndërsa ka provuar edhe Bundesligan me Wolfsburgun e Ligue 1 me Lillen. /Telegrafi/